Partneri më i madh i koalicionit të qeverisë së Benjamin Netanyahut ka njoftuar të martën se do të ofrojë “mbështetje të plotë” për marrëveshjen e mundshme për lirimin e pengjeve që po mbahen nga Hamasi, edhe nëse kjo do të përfshinte “hapa me shtrirje të gjerë” në strategjinë e luftës në Gaza.
Deklarata nga Shas, parti ultra-ortodokse hebreje që ka 11 nga 120 vendet e parlamentit, pasoi kundërshtimin e hapur ndaj një marrëveshjeje të tillë nga dy partnerë të koalicionit të ekstremit të djathtë, raporton “Reuters”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPresidenti amerikan, Joe Biden i ka kërkuar Izraelit dhe Hamasit që të arrijnë një marrëveshje për lirimin e rreth 100 pengjeve të mbetura, për një armëpushim të zgjatur.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e mohoi të hënën se kishte “presion” nga qeveria e tij e koalicionit për të hedhur poshtë një propozim armëpushimi të prezantuar nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden, për t'i dhënë fund luftimeve në Gaza.
Shumë izraelitë po i kërkojnë Netanyahut të përqafojë propozimin e Bidenit, por aleatët e ekstremit të djathtë kërcënojnë se do ta rrëzojnë qeverinë e tij nëse ai e bën këtë.