Parlamenti i Ukrainës ka votuar të martën për të ndryshuar buxhetin e vendit për këtë vit, duke rritur shpenzimet e mbrojtjes në një nivel rekord, teksa lufta me Rusinë ka hyrë në vitin e katërt.
Ligjvënësit miratuan rritjen në vlerë prej 7.7 miliardë dollarësh, duke i rritur shpenzimet e mbrojtjes së Ukrainës në një total prej rreth 70.86 miliardë dollarë këtë vit.
"Ne e kuptojmë që situata po ndryshon vazhdimisht dhe është një domosdoshmëri e detyruar të rrisim shpenzimet për t'i rezistuar agresionit në mënyrë efektive", ka thënë ministri i Financave, Serhiy Marchenko.
"Qeveria, me mbështetjen e partnerëve, ka burimet për të siguruar shpenzime shtesë për mbrojtësit e Ukrainës”, ka shtuar ai.
Kjo është hera e dytë këtë vit që Ukrainës i është dashur të rrisë shpenzimet e saj për ushtrinë dhe prodhimin e armëve.
Edhe
Ukraina kërkon 6.6 miliardë euro nga fondi i paqes i BE-së për ndihmë ushtarake
Ndryshimet e para janë miratuar në korrik kur shpenzimet e mbrojtjes u rritën me rreth 9.87 miliardë dollarë.
Luftime të ashpra po zhvillohen përgjatë më shumë se 1,200 km të vijës së frontit, dhe kërkesa për municione dhe armë vazhdon të rritet ndërsa Ukraina lufton për të ruajtur linjat mbrojtëse kundër një armiku shumë më të madh dhe më të pajisur.
-
Buxheti i mbrojtjes i Rusisë për vitin 2024 tejkaloi të gjithë Evropën së bashku, thotë studimi
-
Ukraina do të kërkojë 20 miliardë dollarë shtesë nga aleatët për luftën kundër Rusisë
-
Ukrainës i duhen afro 600 miliardë dollarë për t’u rindërtuar
-
Rusia po paguan për një gabim fatal në llogaritjet lidhur me Ukrainën