Kryeministri australian, Scott Morrison i ka kërkuar falje një ish-punonjëses politike e cila thotë se u përdhunua nga kolegu në Dhomën e Parlamentit në vitin 2019.
Pretendimet dhe ankesat e Britttany Higgins për mënyrën se si ajo trajtohej nga shefat nxitën një rishikim në kulturën parlamentare të vendit të punës.
Kërkimi i faljes në parlament të martën ishte edhe për të tjerët që kanë përjetuar sjellje të pahijshme seksuale ose ngacmime.
Morrison është përballur edhe më herët me kritika për përgjigjet e tij.
Higgins ishte ulur në galerinë publike të Dhomës së Përfaqësuesve për të parë kërkimfaljet nga kryeministri, lideri i opozitës dhe të tjerë.
“Më vjen keq, na vjen keq. Më vjen keq zonjës Higgins për gjërat e tmerrshme që ndodhën këtu. Vendi që duhet të ishte një vend sigurie, që doli të ishte një makth”, tha Morrison.
-
Ish-kryeministri i Australisë i reziston thirrjeve për të dhënë dorëheqje nga posti i deputetit
-
Kryeministri australian kërkon falje për komentet ndaj Kylie Minogue
-
Skandali Epstein: Starmerit i kërkohet të dorëhiqet, ai refuzon
-
Senatorja australiane nxit zemërim me veshjen e burkës në parlament
-
Një australiane përdhunohet nga një grup burrash në Paris