Policia australiane thotë se një burrë po akuzohet lidhur me sulmin e dyshuar ndaj deputetes australiane, Helen Haines, të hënën.
I dyshuari 43-vjeçar akuzohet për drejtim të rrezikshëm të automjetit duke shkaktuar lëndime të rënda, si dhe dëm ndaj një zyrtareje publike të Komonuelthit.
I dyshuari pritet të paraqitet para gjykatës të mërkurën.
Identiteti i të dyshuarit nuk është konfirmuar zyrtarisht, por mediat lokale e kanë identifikuar si Brendan Nugent.
Babai i tij, Rod, ka thënë se ai dhe partnerja e tij kanë qenë miq me Hainesin “për më shumë se 20 vjet”.
Ai e ka cilësuar sulmin si “shkatërrues dhe të pabesueshëm”.
Haines, 65 vjeçe, ndodhet në gjendje kritike, por të qëndrueshme. Sipas raportimeve, asaj i është amputuar njëra këmbë pasi është goditur nga vetura e të dyshuarit jashtë zyrës së saj në shtetin e Viktorias.