Ish-kryeministri i Australisë, Scott Morrison, i ka rezistuar thirrjeve për të dhënë dorëheqje nga posti i deputeit, pas raportimeve se ai në mënyrë sekrete ka marrë pesë role tjera gjatë mandatit si kryeministër, raporton BBC.
Ai ka mbrojtur vendimin e tij – që ka ndodhur gjatë pandemisë – duke thënë se ishin “kohë të jashtëzakonshme dhe ishte e nevojshme”.
Morrison aktualisht është anëtar i parlamentin për Cookun.
Lajmet se Morrison ka ushtruar pesë detyra kanë shkaktuar reagime të ashpra në publik dhe te kolegët e tij. Sjelljen e tij e kanë quajtur “diktatoriale”.
Morrison sa ishte kryeministër mbajti pozitë edhe të ministrit të Shëndetësisë, Financave, Thesarit, të Brendshme ndër të tjera. Këto pozita i mbajti nga marsi i vitit 2020 deri në maj të vitit 2021.
Edhe
Parlamenti australian i kërkon falje punëtores e cila thotë se u përdhunua në vend të punës
Në konferencë për media të mërkurën Morrison ka thënë se ishte në interes nacional gjatë krizave, në rast se ministrat do të mungonin shkaku i COVID-19.
“Besoj se ishte e nevojshme të kem autoritet, të kishim masa emergjente të suksesshme”, tha Morrison.