Kryeministri australian, Scott Morrison, ka vënë në dyshim kredibilitetin e presidentit francez, Emmanuel Macron. Ai i është referuar shkrimit të një gazete, që sipas një mesazhi sugjeronte se Franca e kishte pritur lajmin e keq për prishjen e marrëveshjes së blerjes së nëndetëseve franceze.
Një gazetë australiane ka vënë në dyshim shpjegimin e Joe Bidenit dhënë Macronit, sipas të cilit presidenti amerikan mendonte se homologu francez ishte informuar para shtatorit për prishjen e marrëveshjes në vlerë prej 66 miliardë dollarëve amerikanë.
Macroni e akuzoi javën e kaluar Morrisonin se kishte gënjyer gjatë një darke në Paris në qershor për të ardhmen e kontratës pesëvjeçare për blerjen e 12 nëndetëseve konvencionale franceze për të blerë nëndetëse atomike nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe.
Përplasja kishte shkaktuar debate të ashpra të zyrtarëve të të dyja shteteve, por edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak se kritikët vlerësojnë se Washingtoni e sheh Kamberën zyrtare si palë të rëndësishme në luftën kundër ambicieve ushtarake dhe territoriale të Kinës në ngritje të fuqishme ekonomike në rajon.
-
Macroni thotë se kryeministri australian gënjeu për marrëveshjen e nëndetëseve
-
Kundërvënia ndaj Kinës përplas aleatët e Perëndimit
-
Macroni niset drejt Washingtonit për vizitën e parë në administratën Biden
-
Ish-kryeministri i Australisë i reziston thirrjeve për të dhënë dorëheqje nga posti i deputetit
-
Australia do t'i paguajë 555 milionë euro firmës franceze për prishje të kontratës për një nëndetëse