Një plan për të reduktuar në mënyrë drastike trafikun e veturave në qendër të kryeqytetit francez, Paris deri në vitin 2022, është shtyrë përpara nga Këshilli i qytetit.
Plani parasheh ndalimin e trafikut në katër zona qëndrore të kryeqytetit, për t’i dhënë prioritet trafikut të biçikletave dhe transportit publik.
“Trafiku i zvogëluar do të rezultojë me më pak ndotje dhe me një qytet më të gjelbër dhe më të sigurtë”, ka bërë të ditur Këshilli i qytetit.
Gjatë pandemisë, Parisi ka shtuar qindra kilometra korsi për biçikleta.
Kryetarja e Parisit Anne Hidalgo, ishte rizgjedhur vitin e kaluar në këtë post për shkak të platformës së saj për të krijuar “qytetin 15-minutësh”, një projekt ky që parashihte t’ua mundësonte banorëve qasjen në dyqane, shkolla dhe shërbime të tjera, brenda një çereku të orës nga shtëpitë e tyre, qoftë në këmbë apo me biçikleta.
-
Nga nesër, Parisi ndalon përdorimin e trotineteve elektrikë
-
Franca izolon Parisin, shkak rritjet e rasteve me COVID-19
-
Franca kërkon anulimin e disa fluturimeve në Paris për shkak të borës
-
Ismaili: Për 18 muaj e zhbllokojmë trafikun e Prishtinës
-
Shpërthejnë protestat në Francë, dhjetëra të arrestuar