Nga e premtja, më 1 shtator, Parisi do të bëhet kryeqyteti i parë evropian që ndalon përdorimin e trotineteve elektrikë në rrugët e tij.
Në referendumin e mbajtur në prill, qytetarët e Parisit e mbështetën ndalimin e këtyre pajisjeve me gati 90 për qind.
Bëhet fjalë për trotinetet elektrikë që merreshin me qira në zona të ndryshme të kryeqytetit francez.
Vetëm në një zonë të vogël në qendër të Parisit do të lejohet marrja me qira e një trotineti elektrik.
Trotinetet elektrikë u ofruan për shkak të ndikimit të tyre në uljen e ndotjes. Megjithatë, u kritikuan sepse, sipas autoriteteve franceze, dhjetëra përdorues të këtyre trotineteve vdiqën vetëm në korrik.
Artikuj të ngjashëm
-
Të gjitha dritat fiken pas ditës së punës në Paris
-
Parlamenti francez miraton ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç
-
Ndalet përkohësisht qarkullimi i trotineteve elektrike në Shqipëri
-
Shpërthejnë protestat në Francë, dhjetëra të arrestuar
-
ZRRE-ja shtrenjton rrymën, qytetarët protestojnë