Parisi ka bërë të ditur të martën se të gjitha dritat në zyra dhe dyqane do të fiken në fund të ditës së punës, raportoi Anadolu Agency.
Ky vendim do të hyjë në fuqi menjëherë.
Siç bëhet e ditur, bizneset të cilat nuk e respektojnë këtë vendim, do të gjobiten nga 750 deri në 1.500 euro, sipas France Bleu – rrjet francez i stacioneve radio lokale dhe rajonale.
Njoftimi u bë në mes të krizës energjetike në Evropë që është shkaktuar nga lufta ruse kundër Ukrainës.
Për ta përballuar sa më lehtë këtë krizë, qeveritë evropiane po përpiqen të diversifikojnë furnizimet e tyre dhe të marrin masa për të reduktuar kërkesën dhe për të kursyer energji.
Bashkia e Parisit do të fikë gjithashtu dritat në tabelat e reklamave midis orës 23:45 dhe 6:00 të mëngjesit me orën lokale duke filluar nga 1 dhjetori.
-
Nga nesër, Parisi ndalon përdorimin e trotineteve elektrikë
-
Evropa në mëdyshje për t’i ndezur dritat e festave
-
Kriza energjetike, Greqia fik dritat e një prej urave më të gjata në botë
-
Dritat e Kullës Eiffel do të fiken më herët për të kursyer energji
-
Shitësit me pakicë në Evropë drejt shkurtimit të orarit të punës për të kursyer energji elektrike