Një parashutist rus, që dëshmoi për tmerret e luftës në Ukrainë, ka arritur në Francë ku po kërkon azil politik, raporton BBC.
Pavel Filatiev i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP se ai u arratis nga Rusia nëpërmjet Tunizisë, pasi kishte dëgjuar se autoritetet ruse po bënin thirrje për burgosjen e tij.
Postimet e tij në internet gjatë dy muajve të parë të luftës në jug të Ukrainës, kishin dëshmuar për ushtrinë ruse të mbushur me kaos dhe korrupsion.
Ai pretendonte se shumica e ushtarëve rusë nuk e mbështesin luftën, por kanë frikë të flasin apo të braktisin. Ai këmbënguli se njësia e tij ajrore, nuk mori pjesë në abuzimet kundër civilëve ukrainas.
Artikuj të ngjashëm
-
Franca u lëshon viza gjashtë ushtarëve rusë që kanë ikur nga lufta
-
Ish-ushtari rus kërkon azil në Holandë, paralajmëron të dëshmojë për krimet
-
Piloti që iku tregon për tmerret me të cilat përballen ushtarakët rusë
-
Ish-inxhinieri rus kërkoi azil në SHBA në këmbim të informacioneve konfidenciale
-
Ish - i burgosuri që humbi një këmbë për Rusinë thotë se vendi i tij e tradhtoi