Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ish-inxhinieri rus kërkoi azil në SHBA në këmbim të informacioneve konfidenciale

Një ish-inxhinier bombardues rus shkoi deri në kufirin jugperëndimor për të kërkuar azil në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkroi mediumi YahooNews të hënën.

Inxhinieri, që nuk është bërë i ditur identiteti i tij, ka ofruar t'i zbulojë disa prej sekreteve ushtarake të Rusisë, u tha në një raport të Doganave dhe Mbrojtjes.

Ai dhe familja e tij mbërritën me një veturë të blinduar dhe kërkuan të pranoheshin në territorin amerikan, me arsyetimin se kishin frikë nga persekutimi për pjesëmarrjen në protestat kundër presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Ish-inxhinieri, sipas mediumit, iu tha amerikanëve se posedon informacione të rëndësishme për trupat ruse dhe organizimin e tyre. Ai shtoi ishte inxhinier civil dhe ka operuar nga 2018-a deri në 2021-n si prodhues i lloji të veçantë të aeroplanëve ushtarakë, në Tupolev, pranë Rusisë qendrore.

Eksperti ushtarak amerikan, Michael Kofman, që është marrë me agresionin rus, tha se nuk është në dijeni të këtij rasti, por është i informuar për “lëvizjet e rusëve” qëkur nisi lufta më 24 shkurt të 2022-s.

Edhe Piloti që iku tregon për tmerret me të cilat përballen ushtarakët rusë Botë Piloti që iku tregon për tmerret me të cilat përballen ushtarakët rusë

“Një individ që punon në një objekt industrial të mbrojtjes si Tuplov mund të ketë qasje në një sërë informacionesh mbi prodhimin industrial të mbrojtjes, specifikimet që lidhen me bombarduesin Tu-160 dhe variantin e tij të modernizuar më të zhvilluar së fundmi, procese të ndryshme prodhimi”, deklaroi Kofman, që aktualisht është udhëheqës i programit të studimeve për Rusinë.

Ndërsa, një zyrtar i inteligjencës ushtarake amerikane tha se informacionet e tilla janë të vlefshme, pasi “mund të shfrytëzohen në këtë periudhë agresioni”.