Inteligjenca amerikane vlerësoi se Rusia “nuk do konflikt direkt me forcat e SHBA-së”, sipas një vlerësimi vjetor të paklasifikuar mbi kërcënimin, publikuar në janar, raporton CNN.
“Rusia kërkon akomodim me Shtetet e Bashkuara për mosndërhyrje në punët e brendshme të të dyja vendeve dhe njohjen e SHBA-së të sferës së pretenduar të ndikimit të Rusisë në pjesën më të madhe të ish-Bashkimit Sovjetik”, sipas dokumentit.
Kjo erdhi pasi tensionet mes Rusisë dhe SHBA-së kanë arritur në pikën e tyre më të ulët në dekada pas pushtimit të Rusisë në Ukrainë – dhe teksa presidenti rus Vladimir Putin publikisht ka kërcënuar me armë bërthamore.
Moska “sheh kapacitetet e saj bërthamore si të domosdoshme për të arritur qëllimet e saja në konfliktin potencial mes SHBA-së dhe NATO-s, dhe e sheh kërcënimin me armë bërthamore si garantues për Federatën Rusë", thotë raporti.
-
Inteligjenca evropiane: Putini nuk synon paqe me Ukrainën, tenton ta mashtrojë SHBA-në
-
Kremlini minimizon retorikën bërthamore të Trumpit: S’duam polemika
-
“Do ta bombardoj Moskën”, Rusia s’e komenton “ultimatumin” e Trumpit
-
Instituti Amerikan: Putini s’ka interesim për armëpushim, do të “tërhiqet” për t’i ridrejtuar trupat
-
Inteligjenca amerikane: Nuk ka gjasa për sulm bërthamor pavarësisht paralajmërimeve të Putinit