Papa Leoni XIV, në adresimin e tij të parë para diplomatëve botërorë në Vatikan, ka thënë se dinjiteti i migrantëve duhet të respektohet, teksa iu ka bërë thirrje shteteve që të ndalojnë prodhimin e armëve dhe të kenë për prioritet paqen.
Ati i Shenjtë, e ka përshkruar veten si “pasardhës i emigrantëve”, gjersa ka përsëritur thirrjet për solidaritet dhe mëshirë për personat e shpërngulur, ka raportuar Reuters.
Ai fjalimin e së premtes e shfrytëzoi për të ripërsëritur mësimin tradicional të Kishës mbi martesën, tek e ka pohuar atë si një “bashkim të qëndrueshëm ndërmjet një burri dhe një gruaje”.
Leoni, i cili u zgjodh papë javën e kaluar, e ndërtoi fjalimin e tij mbi temat e paqes, drejtësisë, lirisë fetare, shkaktarëve të konflikteve dhe nevojës për diplomaci shumëpalëshe.
Ai ka thënë se përvoja e tij e jetesës në Amerikën e Veriut e atë të Jugut, si dhe udhëtimet nëpër botë i kanë mundësuar të “takojë popuj dhe kultura të ndryshme”.