Papa Leoni XIV ka kujtuar gazetarët që janë viktima të luftës dhe dhunës gjatë lutjeve të tij të së dielës në Vatikan.
Duke folur nga dritarja e apartamentit papnor në pallatin Apostolik para qindra njerëzve të mbledhur në sheshin poshtë, Papa u ka thënë atyre se e diela është "Dita Botërore e Lirisë së Shtypit", duke vënë në dukje se e drejta për një shtyp të lirë "shpesh shkelet, ndonjëherë në mënyrë flagrante dhe ndonjëherë në mënyra të fshehura".
"Le të kujtojmë gazetarët dhe reporterët e shumtë, viktima të luftërave dhe dhunës", ka përfunduar ai fjalimin e tij.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 3 majin si Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit në vitin 1993.
Viti 2025 ishte viti më vdekjeprurës për gazetarët në mbarë botën i regjistruar ndonjëherë, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve.
-
Papa Leoni bën thirrje për lirimin e gazetarëve të burgosur
-
Papa Leoni me apel të fortë për fund të luftës në Gazë
-
Papa Leoni - diplomatëve botërorë: Dinjiteti i migrantëve duhet të respektohet
-
Papa Leoni i bën thirrje SHBA-së të mirëpresë migrantët
- Revolucioni i Papa Leoni XIV, mendimtarit të shekullit XXI