Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Papa Leoni me apel të fortë për fund të luftës në Gazë

Papa Leoni

Foto: Associated Press

Papa Leoni i ka bërë një "apel të fortë" komunitetit global të mërkurën për t'i dhënë fund konfliktit gati dyvjeçar midis Izraelit dhe Hamasit, duke bërë thirrje për një armëpushim të përhershëm, lirimin e pengjeve dhe ofrimin e ndihmës humanitare.

"Unë edhe një herë bëj një apel të fortë ... në mënyrë që t'i jepet fund konfliktit në Tokën e Shenjtë, i cili ka shkaktuar kaq shumë terror, shkatërrim dhe vdekje", ka thënë Papa para audiencës së tij javore në Vatikan.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Unë lutem që të gjithë pengjet të lirohen, që të arrihet një armëpushim i përhershëm, që të lehtësohet hyrja e sigurt e ndihmës humanitare dhe që e drejta ndërkombëtare humanitare të respektohet plotësisht", ka thënë Papa. 

Thirrjet e tij vijnë teksa Izraeli po përgatitet për të nisur një ofensivë më të gjerë për të kapur të gjithë territorin e Gazës.

Ndërkohë, dy ditë më parë, një sulm izraelit mbi një spital në Gazën jugore ka lënë 20 të vdekur, pesë prej të cilëve gazetarë.

Në mesin e gazetarëve ishin edhe disa që punonin për media ndërkombëtare.