Papa Leoni ka kërkuar të mërkurën që ndihma e nevojshme humanitare të lejohet të hyjë në Rripin e Gazës.
Duke folur para audiencës në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa ka thënë se situata në Rripin e Gazës është gjithnjë e më shqetësuese dhe më e dhimbshme.
“Apeloj që të lejohet hyrja e ndihmave humanitare. Janë të moshuarit, të sëmurët dhe fëmijët që vuajnë më shumë”, ka deklaruar Papa.
OKB-ja ka paralajmëruar se asnjë ndihmë nuk ka hyrë ende në Gazë, pavarësisht vendimit të Izraelit të hënën që të lejojë hyrjen e tyre, pas një ndalese 11-mujore.
Sipas OKB-së, shpërndarja e ndihmave është bërë një proces shumë i komplikuar.
-
Papa Leoni dënon situatën e “papranueshme” të palestinezëve në Gazë
-
Papa Leoni me apel të fortë për fund të luftës në Gazë
-
Papa Leoni e quan luftën në Lindjen e Mesme “skandal për njerëzimin”
-
Paqja në Ukraina s'duhet të vonohet, thotë Papa Leoni
-
Papa Leoni bën thirrje për “guxim” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë