Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Papa kërkon që të hapen “korridore humanitare” për shpëtimin e migrantëve

Foto: Reuters

Papa Françesku ka bërë thirrje për hapjen e “korridoreve humanitare”, që do të ndihmonin në shpëtimin e migrantëve.

Këto komente të Papës vijnë pasi javën e kaluar, nga një sulm ajror në Libi, u vranë dhjetëra persona në një qendër ndalimi.

“Komuniteti ndërkombëtar nuk mund të pranojë incidente kaq të rënda”, tha Papa, gjatë fjalimit të tij në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

“Shpresoj që do të krijohen korridore humanitare për migrantët, që më së shumti kanë nevojë”, tha Papa.

Të paktën 53 migrantë u vranë të martën mbrëma, pasi qendra e ndalimit ku ata gjendeshin, në periferi të Tripolit, ishte cak i sulmeve ajrore.

Qendra ku ndodhi sulmi është nën kontrollin e forcave besnike të Qeverisë libiane që njihet nga Kombet e Bashkuara, transmeton rel.

Edhe Papa bën thirrje për evakuimin e refugjatëve nga kampet në Libi Botë Papa bën thirrje për evakuimin e refugjatëve nga kampet në Libi

Tritoli ka fajësuar për këtë sulm forcat besnike të komandantit libian Khalifa Haftar, forca këto që kontrollojnë pjesët lindore të Libisë. Komandanti Haftar, së bashku me forcat e tij, ka nisur një ofensivë në muajin prill, për të rimarrë kontrollin e kryeqytetit libian, Tripoli.

Agjencitë e OKB-së dhe grupet humanitare vazhdimisht kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me mbajtjen e mijëra migrantëve dhe refugjatëve në qendra të ndalimit, që gjenden në afërsi të vatrave të luftës në kryeqytetin libian.