Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Papa Françesku kërkon të ndihmohen të plagosurit në Gaza

Papa Françesku ka bërë thirrje që të plagosurit në Gaza të marrin trajtim të menjëhershëm dhe që ndihmat humanitare të lejohen të hyjnë në territor.

Duke folur nga Vatikani këtë javë, Papa tha se mendimet e tij janë tek ata të cilët janë duke vuajtur dhe te situata serioze e cila është aktualisht në Izrael dhe territorin e Palestinës.

“Të plagosurit në Gaza duhet të trajtohen menjëherë. Civilët duhet të mbrohen dhe ndihmat humanitare duhet të lejohen të hyjnë në vend dhe t’u shpërndahen njerëzve”, ka thënë ai.

Papa gjithashtu ka bërë thirrje që pengjet e kapura nga Hamasi më 7 tetor, të lirohen.