Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Papa Françesku bën sërish thirrje për armëpushim në luftën Izrael-Hamas

Papa Françesku tha të dielën se ai i është lutur Zotit për armëpushim në luftën Izrael-Hamas.

“Unë vazhdoj të mendoj për situatën e rëndë në Palestinë dhe në Izrael ku shumë e shumë njerëz kanë humbur jetën. Në emër të Zotit, ju lutem të ndaloni: ndaloni përdorimin e armëve!”, tha Papa në rrjetin social X.

“Shpresoj se do të ndiqen rrugët në mënyrë që përshkallëzimi i konfliktit të shmanget plotësisht”, shtoi ai.