Pasuria dhe marrëveshjet sekrete të liderëve botërorë, të politikanëve dhe miliarderëve janë ekspozuar në njërën prej publikimeve më të mëdha të dokumenteve financiare sekrete. Disa prej 35 liderëve të tanishëm dhe të dikurshëm dhe më shumë se 300 zyrtarë publikë janë pjesë e dosjeve të kompanive offshore, të njohura si “Pandora Papers”.
Ato zbulojnë se si mbreti i Jordanisë tinëz kishte bërë pasuri në vlerë prej 70 milionë funtesh në Mbretërinë e Bashkuar dhe në SHBA. Ato spikasin gjithashtu se edhe ish-kryeministri Tony Blair dhe gruaja e tij ia kishin dalë të ndanin kundërligjshëm 312 mijë funte kur e kishin blerë një zyrë në Londër. Çifti kishte blerë një kompani offshore që e kishte pronësinë e ndërtesës.
Dokumentet e lidhin edhe presidentin rus, Vladimir Putin, me asete sekrete në Monako, dhe tregojnë se kryeministri çek, Andrej Babis – i cili përballet me zgjedhje gjatë javës – dështoi të deklaronte kompaninë offshore të investimeve të përdorur për blerjen e dy vilave për 12 milionë funte në Francën jugore.
Është e fundit në kuadër të serisë së publikimeve të shtatë vjetëve të kaluar, pas “FinCen Files”, “Paeradise Papers”, “Panama Papers” dhe “LuxLeaks”.
-
Liderët botërore mohojnë shkeljet, pas publikimeve të “Pandora Papers”
-
Pasuria e errët e burrështetasve të botës
-
“Pandora Papers”, çifti Blair fitoi 312 mijë paund nga shmangia e taksave
-
Ku po e fshehin “pasurinë e errët” oligarkët rusë
-
Jahte, aeroplanë e prona luksoze: Sa është pasuria e miqve të Putinit jashtë Rusisë