Oligarkët rusë i kanë rreth 1 trilion dollarë të fshehura nëpër shtete të ndryshme të botës. Një e katërta e tyre kontrollohet nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe bashkëpunëtorët e tij, thuhet në një raport amerikan, raporton BBC-ja të hënën .
Për dekada me radhë, oligarkët rusë i kanë lëvizur miliardat e tyre nëpër shtete të ndryshme, për t’i bërë zor të gjurmueshme.
Një pjesë e tyre janë ruajtur në Qipro për shkak të taksave të favorshme.
Territoret e jashtme britanike dhe ishujt janë gjithashtu destinacione të preferuara për “konservim” të pasurisë. Një pjesë e pasurisë shkon gjithashtu edhe në New York e në Londër, ku investohen dhe kthehen si fitime të mëdha.
Pas tentimeve ruse për pushtim të Ukrainës, vendet perëndimore kanë ndërmarrë hapa për t’i gjurmuar pasuritë e oligarkëve rusë. Ndaj tyre janë vënë sanksione të shumta.
-
Super të pasurit e botës mund të kenë fshehur mbi 3,5 trilionë dollarë nga taksat
-
Si i ka mbajtur Putini miliarderët e Rusisë në anën e tij gjatë luftës
-
Putini e vlerëson Grenlandën me 1 miliard dollarë
-
NYT: Si i fitoi familja Trump 1.4 miliardë dollarë gjatë presidencës
-
Putini i hapur për shkëmbim territoresh, por e do të gjithë Donbasin