Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Urdhri misterioz i Putinit: Merrni të gjitha pronat që i përkisnin Perandorisë Ruse dhe Bashkimit Sovjetik

Vladimir Putin

Putini zotohet t'i gjejë përgjegjësit e sulmit të Moskës

Presidenti rus Vladimir Putin është në “gjueti pasurie” – duke urdhëruar zyrtarët të gjejnë prona ruse që dikur i përkisnin ish-Perandorisë Ruse dhe Bashkimit Sovjetik (BRSS).

Dekreti i presidentit rus u publikua të enjten. Dekreti cakton fonde për zyrën shtetërore për të kryer kërkime për pasuri jashtë vendit dhe për të siguruar regjistrimin e të drejtave të pronësisë ruse. Dokumenti nuk specifikon madhësinë e buxhetit për këtë operacion dhe as nuk specifikon se çfarë prona po kërkohen, raporton Bloomberg.

Organit shtetëror që iu ngarkua kjo detyrë u emërua si “Departamenti i Pasurive të Huaja i Drejtorisë Administrative të Presidentit të Federatës Ruse”, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.

Fondet do të ndahen për të mbuluar kostot që lidhen me “procesin e kërkimit të pasurive të paluajtshme në pronësi të Federatës Ruse, ish-Perandorisë Ruse, ish-BRSS", si dhe “regjistrimin e duhur të të drejtave (pronësore)” dhe “mbrojtjen ligjore të këtyre pronave”.

Sipas dekretit, me këtë çështje, përveç administratës presidenciale, do të merret edhe Ministria e Punëve të Jashtme.

Edhe Putini nënshkruan dekretin që do të kërkojë kompensim për asetet ruse të sekuestruara Botë Putini nënshkruan dekretin që do të kërkojë kompensim për asetet ruse të sekuestruara

Në vitin 2021, Rusia pushoi ndarjen e fondeve për kërkimet e pasurive të paluajtshme jashtë vendit. Rregullorja e re e rivendos mekanizmin e ndarjes së fondeve, duke urdhëruar një kompani të kërkojë dhe të sigurojë mbrojtje ligjore për pronat ruse jashtë vendit.

Ndërsa është e paqartë se çfarë e nxiti dekretin, interesi i Putinit për ish-pronat perandorake nuk ka gjasa të qetësojë shqetësimet për ambiciet e tij në shtetet fqinje, pasi pushtimi rus i Ukrainës tronditi sigurinë evropiane.

Në kulmin e saj, Perandoria Ruse shtrihej në territoret e Polonisë së sotme dhe në shtetet baltike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, si dhe Finlandës. Ajo u shpërbë nën presionet politike dhe presionet e tjera që lindën nga Lufta e Parë Botërore dhe Revolucioni Bolshevik i vitit 1917 nën udhëheqjen e Vladimir Leninit, i cili shënoi lindjen e shtetit komunist.

Bashkimi Sovjetik, i formuar në vitin 1922, shtrihej në pjesën më të madhe të territorit të ish-perandorisë, përjashtuar Poloninë dhe Finlandën, derisa u shpërbë më 1991 kur shtetet baltike, Kaukazi, Ukraina, Bjellorusia dhe Azia Qendrore u bënë të pavarura.

Edhe Putini i hapur për shkëmbim territoresh, por e do të gjithë Donbasin Botë Putini i hapur për shkëmbim territoresh, por e do të gjithë Donbasin

Në janar, vendet e Bashkimit Evropian filluan të zbatojnë propozimin e Komisionit Evropian për të përdorur të ardhurat prej 300 miliardë dollarësh të pronave të ngrira ruse në interes të Ukrainës. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shprehu mbështetjen e tij për këtë nismë, duke e vlerësuar atë si hap “të drejtë dhe ligjor”, si dhe sinjal për agresorët e mundshëm në botë.

Në përgjigje të këtyre veprimeve, zyrtarët rusë kërcënuan veprime të mundshme ligjore dhe premtuan përgjigje të ashpër në rast sekuestrimi të pronave ruse. Kremlini e konsideron çdo përpjekje për të sekuestruar pronat ruse si “vjedhje të drejtpërdrejtë”.