Prokurorët rusë kanë ngritur akuza penale të martën kundër opozitarit që ka kritikuar operacionin ushtarak në Rusi, ka njoftuar avokati i tij. Ilya Yashin pritej të lirohej pasi i ka kaluar 15 ditë në burg me akuzat se nuk i është bindur urdhrave të policisë.
Në vend të kësaj, ai është ngarkuar me akuza të reja nën ligjin e ri, sipas të cilit është krim të përhapen lajme të rrejshme rreth ushtrisë.
Dënimi i mundshëm mund të jetë deri në 15 vjet burgim.
Ndërkaq Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka bërë të ditur se është kryer operacioni në rajonin Kherson për t’i çliruar pesë shtetas ukrainas që ishin zënë robër nga ushtria ruse.
Në pamjet e publikuara nga Departamenti i Inteligjencë së Ministrisë, të martën, ushtarët ukrainas shihen duke hyrë dhe duke e kontrolluar pronën përpara se t’i analizonin gjësendet e konfiskuara. Ministria ka thënë se një ushtar, një polic dhe tre civilin po mbaheshin rob. Sipas ministrisë, njëri prej tyre kishte pësuar lëndime të rënda dhe po trajtohej në spitalin që kontrollohej nga Ukraina.
Asnjë datë apo vendndodhje e saktë nuk është dhënë në lidhje me operacionin.
-
Rusia dënon 15 ushtarë ukrainas të zënë rob
-
Ministri i shkarkuar nga Zelensky flet për tensionet mes tij dhe komandantit të përgjithshëm të ushtrisë
-
Ukraina kryen një prej sulmeve më të rënda ndaj Rusisë
-
“Ata janë të izoluar… janë vetëm” - Zelensky flet për Rusinë dhe gënjeshtrat e Putinit
-
Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë nga 185 të burgosur lufte