Rusia ka vrarë civilë gjatë bombardimeve ajrore në Siri vitin e kaluar, derisa rebelët, aleatë të Turqisë, janë përgjegjës për vrasje dhe plaçkitje në zonat kurde, kanë thënë të hënën hetues të OKB-së – vepra këto që mund të bëjnë që Moska dhe Ankaraja të akuzohen për krime lufte.
Një raport i Komisionit të OKB-së ka gjetur se Rusia – aleatja kryesore e qeverisë siriane në luftën kundër rebelëve dhe militantëve – ka ndërmarrë sulme ajrore mbi një treg përplot me njerëz si dhe një kamp për të zhvendosurit, që kishte lënë dhjetëra civilë të vrarë në korrik dhe në gusht.
“Në të dyja incidentet, Forca Ajrore Ruse nuk i ka fokusuar sulmet tek një shënjestër specifike ushtarake, gjë që paraqet krim lufte të ndërmarrjes së sulmeve pa diskriminim mbi zonat civile”, shkruan në raport.
Në raport po ashtu përshkruhen krimet e rebelëve, aleatë të Turqisë, gjatë një sulmi mbi zonat e kontrolluara prej kurdëve, teksa shkruan se nëse rebelët kanë vepruar nën kontrollin e forcave ushtarake turke, këta komandantë mund të jenë përgjegjës për krime lufte, raporton Reuters, transmeton Koha.net.
Në raport, që mbulon periudhën prej korrikut të 2019-tës deri në shkurt të 2020-tës, hetuesit kanë dënuar sulmet “e qëllimshme” prej qeverisë siriane dhe forcave aleate, mbi zonat e mbrojtura civile, përfshirë spitalet dhe shkollat.
-
Rusia kryen sulme të reja ajrore në Siri
-
Turqia mohon akuzat se ka kryer abuzime në Siri
-
HRW: Turqia mban përgjegjësinë për krime të mundshme lufte në Siri
-
Komisioni Hetimor i mbështetur nga OKB-ja, zbulon prova të mjaftueshme për krimet ruse në Ukrainë
-
OKB: Rusia ekzekutoi 77 civilë që i kishte arrestuar në mënyrë arbitrare