Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

OKB: Rusia ekzekutoi 77 civilë që i kishte arrestuar në mënyrë arbitrare

Forcat ruse kanë ekzekutuar 77 civilë të cilët ishin arrestuar në mënyrë arbitrare gjatë pushtimit të Ukrainës nga Moska, thuhet në një raport të Kombeve të Bashkuara.

Një i burgosur vdiq nga tortura, kushtet jonjerëzore dhe mohimit të trajtimit mjekësor, thuhet tutje në raport.

Kombet e Bashkuara dokumentuan 864 raste individuale të dënimin në formën arbitrare nga Rusia që kur nisi pushtimin në shkurt.

Ukraina po ashtu shkeli ligjin ndërkombëtar duke dënuar civilë, edhe pse në një shkallë shumë më të vogël, raportoi BBC.

Pesë nga 77 civilët e ekzekutuar ishin gra.

Ekzekutimet, ose vrasjet e individëve pa gjyq, janë shkelje e të drejtave njerëzore.

Edhe Ukraina akuzon Rusinë për ekzekutim të të burgosurve të luftës Botë Ukraina akuzon Rusinë për ekzekutim të të burgosurve të luftës

Rusia mohon kryerjen e mizorive ose sulmet ndaj civilëve në Ukrainë.

Misioni nuk dokumentoi ndonjë ekzekutim masiv të të burgosurve civilë nga forcat ukrainase.