Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

HRW: Turqia mban përgjegjësinë për krime të mundshme lufte në Siri

“Human Rights Watch” ka thënë të enjten se Turqia bart përgjegjësinë për disa nga abuzimet dhe krimet e mundshme të luftës të kryera në Siri, shumica kundër banorëve kurdë në veri të Sirisë.

Organizata ka theksuar se abuzimet u kryen nga forcat turke dhe po ashtu fraksionet e armatosura të mbështetura nga Ankaraja në zonat që kontrollojnë në Siri, raportoi AP.

Nuk pati përgjigje nga Turqia për këto akuza, që u publikuan në një raport 74-faqësh.

Turqia ka pasur përgjegjësinë që të rikthejë rendin publik dhe sigurinë, të mbrojë banorët dhe t’i dënojë përgjegjësit për abuzimet, thuhet në raport.

Që nga viti 2016, Turqia ka nisur tri operacione të mëdha brenda Sirisë duke vënë cak militantët kurdë.

Edhe Turqia mohon akuzat se ka kryer abuzime në Siri Botë Turqia mohon akuzat se ka kryer abuzime në Siri

“Human Rights Watch” ka theksuar se Turqia, si fuqi okupuese në Siri, ka dështuar të ofrojë sigurinë dhe mirëqenien e civilëve, dhe se jeta e 1.4 milionë banorëve në rajon është e shënjuar me pasiguri.

Gratë e burgosura kurde kanë raportuar dhunë seksuale, dhe fëmijët e vegjël – madje disa gjashtëmuajsh – janë burgosur bashkë me nënat.