Një në shtatë raste të infeksionit me COVID-19 është në mesin e punëtorëve shëndetësorë, ka raportuar Organizata Botërore e Shëndetësisë. E në disa shtete kjo shifër është rritur te një në tre, raporton agjencia Reuters.
OBSH-ja ka bërë thirrje që punëtorët shëndetësorë që janë në vijën e frontit të kenë pajisjet mbrojtëse për të parandaluar infektimin me koronavirusin e ri dhe potencialisht ta përhapin atë te pacientët dhe familjet e tyre.
“Globalisht 14 për qind e rasteve me COVID të raportuara në OBSH janë në mesin e punëtorëve shëndetësorë dhe në disa shtete është deri në 35 për qind”, ka thënë drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShifra e të infektuarve me koronavirus nëpër botë është afër 30 milionë, ndërsa i të vdekurve ka arritur në afro 940 mijë.