Numri i rasteve të infektimeve me COVID-19 në botë është rritur ditët e fundit, me mbi 38 milionë e 724 mijë raste të konfirmuara, ndërsa numri i viktimave ka shkuar mbi 1 milionë e 94 mijë. ShBA vazhdon të jetë vendi më i goditur në botë, pasuar nga India dhe Brazili.
Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton se shumë vende po raportojnë rritje të shtrimeve në spital nga koronavirusi. Ndërkohë, OBSH thotë se pandemia nuk ishte e barabartë kur analizohet mënyra e reagimit dhe ndikimit në vende të ndryshme.
“Pothuajse 70 për qind e rasteve të raportuara në botë javën që shkoi ishin nga 10 vende dhe gati gjysma e tyre ishin vetëm nga tri vende”, thotë Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtor i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
-
Që nga fillimi i pandemisë, 289.7 milionë njerëz janë infektuar me COVID-19
-
Mbi 170 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën
-
Numri i rasteve me COVID-19 në botë arrin mbi 153 milionë
-
Mbi 79 milionë të infektuar me COVID-19 në mbarë botën
-
Mbi 77 milionë raste dhe rreth 1,7 milionë viktima nga COVID-19 në botë