Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Nuk respektohet armëpushimi, vazhdojnë bombardimet në Goutan Lindore

Forcat qeveritare të Sirisë kanë vazhduar sulmet ajrore në enklavën e Goutas Lindore, e cila kontrollohet nga rebelët, pavarësisht një rezolute për armëpushim që ka miratuar Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të shtunën.

Qindra njerëz kanë vdekur në një javë bombarime në enklavën që ndodhet pranë kryeqytetit Damask.

Sulmet e fundit përfshijnë edhe një ofensivë tokësore.

Duke folur në telefon me presidentin rus, Vladimir Putin, kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, kërkuan ndihmë për zbatimin e rezolutës së OKB-së.

Me këtë rezolutë është rënë dakord që të lejohen dërgesat e ndihmave dhe evakuimet mjekësore, por armëpushimi nuk i mbulon operacionet kundër grupeve të mëdha xhihadiste.

Edhe Në Gutën Lindore në Siri vazhdojnë “luftimet dhe vrasjet” Botë Në Gutën Lindore në Siri vazhdojnë “luftimet dhe vrasjet”

Gouta Lindore është zona e fundit e madhe që kontrollohet nga rebelët sirianë.

Rusia, që nga fillimi i luftës në Siri në vitin 2011, i ka ofruar mbështetje politike dhe ushtarake qeverisë së presidentit Bashar al-Assad.