Bombardimet nga forcat e Qeverisë Siriane kanë vrarë rreth 100 njerëz, mes të cilëve 20 fëmijë, në zonën e Ghoutas Lindore, të kontrolluar nga opozita, raporton KTV.
Lajmet për bombardimet më të ashpra në rrethinën e Damaskut deri tash i kanë konfirmuar ekipet vëzhguese dhe ekipet e shpëtimit atje. Sulmet e së hënës janë ndër ditët më vdekjeprurëse për civilët në Siri që nga rrethimi i kësaj zone në vitin 2013.
Sipas vullnetarëve nga Helmetat e Bardha, bombardimet kishin vazhduar edhe të martën. Ghouta Lindore është enklava e fundit e madhe e opozitës afër kryeqytetit dhe është krejtësisht e rrethuar nga forcat qeveritare.
E duke bërë thirrje për ndërprerje të bombardimeve, OKB-ja ka thënë se situata në vend ka dalë krejtësisht nga kontrolli. Janë rreth 400 mijë njerëz që jetojnë në Ghoutan Lindore e ndihma humanitare nuk pati aty tash e 3 muaj.
Në anën tjetër, muajin e ardhshëm, bëhen 7 vjet që nga fillimi i luftës në Siri. Afër 1 milion njerëz kanë humbur jetën e 5 milionë të tjerë kanë ikur nga Siria.
-
Në Siri 72 orë pas shpalljes së armëpushimit vriten 107 persona
-
Nuk respektohet armëpushimi, vazhdojnë bombardimet në Goutan Lindore
-
Java e “ferrit” sirian – mbi 500 civilë të vrarë, mes tyre mbi 120 fëmijë
-
Ferri i pafund i Sirisë, në 5 ditë sulme u vranë 403 civilë
-
Rreth 100 civilë sirianë të vrarë në Goutan Lindore, mes tyre 20 fëmijë