Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rreth 100 civilë sirianë të vrarë në Goutan Lindore, mes tyre 20 fëmijë

Bombardimet nga forcat qeveritare të Sirisë kanë vrarë dhjetëra civilë në provincën e Goutas Lindore, e cila kontrollohet nga rebelët.

Së paku 98 civilë, përfshirë 20 fëmijë, janë vrarë të hënën në sulmet ajrore dhe me raketa, njoftoi sot Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, transmeton REL.

Grupi monitorues, me seli në Londër, tha se 470 njerëz janë plagosur, disa prej tyre në gjendje kritike.

Koordinatori për çështje humanitare i Kombeve të Bashkuara, Panos Moumtzis, tha se situata po del jashtë kontrollit dhe bëri thirrje për ndalimin e bombardimeve.

Rreth 400,000 njerëz jetojnë në Goutan Lindore, e cila është nën rrethim qysh në vitin 2013.

Besohet se ushtria po përgatit ofensivë tokësore në këtë rajon.