Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shkelet armëpushimi në Siri, së paku 18 civilë të vrarë në Idlib

Të paktën 18 civilë sirianë raportohet se kanë vdekur, si pasojë e sulmeve ajrore që goditën një treg dhe një pjesë industriale.

Sulmet u bënë në qytetin e Idlibit, që ende kontrollohet nga kryengritësit. Një grup monitoruesish tha se aeroplanët e Qeverisë ruse dhe siriane kryenin sulmet, transmeton KTV. Sulmet ajrore ndodhën pavarësisht armëpushimit të sponsorizuar nga Rusia dhe Turqia.

Idlibi është kryeqyteti i krahinës veri-perëndimore me po të njëjtin emër dhe është bastion i fundit i grupeve kryengritëse.

As Qeveria siriane dhe as aleatët rusë nuk i kanë komentuar sulmet e fundit. Edhe Observatori Sirian për Drejtat e Njeriut me qendër në Mbretërinë e Bashkuar i ka konfirmuar sulmet ajrore.