Rusia u priu sulmeve ajrore gjatë dy muajve të fundit mbi Sirinë, duke vrarë 544 civilë dhe plagosur më shumë se 2 mijë të tjerë.
Sipas aktivistëve për të drejtat e njeriut, aeroplanët rusë iu bashkuan ushtrisë siriane në sulmin më të madh që organizuan në provincën e Idlibit për luftën e presidentit Bashar al Assad ndaj kundërshtarëve të tij.
Sipas të dhënave, 544 civilët u vranë në 100 sulmet e kryera nga aeroplanët rusë. E në mesin e të vrarëve, janë së paku 130 fëmijë, transmeton KTV. Këto akuza i ka mohuar ushtria ruse, duke u arsyetuar se sulmet janë kryer mbi caqet e rebelëve.
Në një raport tjetër të Kombeve të Bashkuara, vlerësohet se së paku 300 mijë njerëz janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre në rajonet e luftës dhe ia kanë mësyrë Turqisë.
-
Rusia kryen sulme të reja ajrore në Siri
-
Shkelet armëpushimi në Siri, së paku 18 civilë të vrarë në Idlib
-
Qindra civilë të vdekur në javët e fundit në Siri nga sulmet e regjimit
-
Rusia intensifikon sulmet mbi Ukrainë, të paktën 10 të vrarë
-
Forcat siriane të sigurisë akuzohen për vrasjen e mbi 700 civilëve