Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Norvegjia do të blejë nga SHBA-ja raketa në vlerë prej mbi 300 milionë dollarësh

Raketa

Raketat AIM-120C-8

Norvegjia ka rënë dakord me autoritetet amerikane për të blerë raketa të mbrojtjes ajrore AIM-120C-8 AMRAAM në vlerë prej 362.91 milionë dollarësh, ka bërë të ditur ushtria norvegjeze të hënën.

“Me raketa gjithnjë e më të reja, Forcat e Armatosura Norvegjeze do të kenë një aftësi më të mirë për të mbrojtur Norvegjinë kundër sulmeve ajrore”, ka thënë ministri norvegjez i Mbrojtjes, Bjoern Arild Gram në një deklaratë, raporton Reuters.

Raketat janë të destinuara kryesisht për sistemin e mbrojtjes ajrore të Norvegjisë me bazë tokësore, por gjithashtu mund të përfshihen në inventarin e armëve të avionëve luftarakë F-35A.

VIDEO:

Sipas autoriteteve norvegjeze, rasti është një nga prokurimet më të mëdha të armëve të bëra ndonjëherë për Forcat e Armatosura të Norvegjisë.

Edhe Vendet skandinave do të financojnë pakon ushtarake prej 430 milionë eurosh për Ukrainën Botë Vendet skandinave do të financojnë pakon ushtarake prej 430 milionë eurosh për Ukrainën

Norvegjia, e cila është anëtare e NATO-s dhe ndan një kufi me Rusinë, është zotuar të rrisë shpenzimet e mbrojtjes pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Moska.

VIDEO: