Njoftimi erdhi në krye të planeve të shpallura muajin e kaluar për një "rritje historike" prej 54 miliardë dollarësh në buxhetin e mbrojtjes të vendit, të pasur me naftë, gjatë të njëjtës periudhë.
“Duhet ta rritim kapacitetin operacional të Forcave të Armatosura”, ka thënë kryeministri Jonas Gahr Støre, duke cituar tensionet në rritje në rajon, si arsye për këtë shtesë, raporton AP.
Gahr Støre ka thënë të enjten se rritja e kombinuar e buxhetit nënkupton se Norvegjia do ta arrijë qëllimin e NATO-s për shpenzime ushtarake prej 2% të GDP-së së secilit shtet anëtar këtë vit.
Në vitin 2024, buxheti për mbrojtje i shtetit skandinav pritet të rritet në 9.4 miliardë dollarë.
Ministri i Financave i Norvegjisë, Trygve Slagsvold Vedum, e ka quajtur këtë “një rritje të fuqishme: dhe ka thënë se ishte “një investim i nevojshëm për ta forcuar lirinë tonë”.
-
Norvegjia po synon ta rritë numrin e ushtarëve të rekrutuar deri në 13,500
-
Danimarka synon të harxhojë 20.6 miliardë dollarë në mbrojtje
-
Finlanda planifikon t’i rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 3,2% deri më 2030
-
NATO-ja ka shtuar shpenzimet e mbrojtjes më 2025 për 20%, thotë Rutte
-
Rreziku nga Rusia - Britania do të dyfishojë praninë ushtarake në Norvegji