Qeveria e Danimarkës ka thënë se dëshiron të investojë 20.6 miliardë dollarë në mbrojtjen e shtetit përgjatë dekadës së ardhshme, duke cituar një “kërcënim serioz”.
Qeveria ka një ambicie që ta arrijë cakun e NATO-s për të shpenzuar 2% të prodhimit të brendshëm bruto në buxhetet ushtarake deri në vitin 2030.
“Jemi në një pikë kthese historike në politikën e mbrojtjes dhe sigurisë. Ka luftë në Evropë dhe nuk mund ta marrim paqen si të mirëqenë”, ka thënë ministri i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen, raportoi AP.
Ndërsa nuk u dhanë specifika se ku do të shkonin saktësisht paratë, Lund Poulsen tha se fuqizimi i rekrutimit do të ishte në gjendje ta zgjerojë bazën e Forcave të Armatosura. Tha po ashtu se dëshironte më shumë barazi mes burrave dhe grave. Në Danimarkë, ndërsa kryerja e ushtrisë për 4 muaj është obligim për burrat, gratë mund të zgjedhin.
-
Norvegjia planifikon t’ia shtojë 630 milionë dollarë buxhetit të ushtrisë
-
Danimarka dëshiron të rrisë numrin e rekrutëve, përfshin gratë për herë të parë
-
Polonia thotë se vendet evropiane duhet të shpenzojnë 5% të GDP-së për mbrojtje deri më 2030
-
Finlanda planifikon t’i rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 3,2% deri më 2030
-
NATO-ja ka shtuar shpenzimet e mbrojtjes më 2025 për 20%, thotë Rutte