Danimarka do të rrisë numrin e të rinjve që kryejnë shërbimin ushtarak duke zgjeruar shërbimin për gratë. Koha e shërbimit ushtarak do të zgjasë nga 4 deri në 11 muaj për të dyja gjinitë, ka thënë kryeministrja daneze, Mette Frederiksen.
Ajo ka thënë se Qeveria dëshiron “barazi të plotë mes gjinive”.
Danimarka aktualisht ka 9,000 trupa profesionale dhe 4,700 rekrutë që kryejnë ushtrime bazike. Qeveria dëshiron ta rrisë numrin e rekrutëve me 300 për të arritur në totalin prej 5,000.
Shteti është anëtar i NATO-s dhe e mbështet Ukrainën në luftën kundër Rusisë, raportoi AP.
Të gjithë djemtë mbi 18 vjeç thirren për ta kryer shërbimin ushtarak, që zgjat rreth katër muaj.
Artikuj të ngjashëm
-
Danimarka zgjeron shërbimin e detyrueshëm ushtarak si përgjigje ndaj Rusisë dhe Trumpit
-
Danimarka zgjeron rekrutimin ushtarak për gratë për herë të parë
-
Norvegjia po synon ta rritë numrin e ushtarëve të rekrutuar deri në 13,500
-
Danimarka synon të harxhojë 20.6 miliardë dollarë në mbrojtje
-
Danimarka dërgon rekrutë në Grenlandë, për herë të parë në shumë kohë