Ushtria izraelite ka thënë se po e heton një sulm me dron që goditi në qendër të Tel Avivit në orët e hershme të së premtes.
Në një deklaratë ajo ka thënë se hetimi fillestar tregoi se shpërthimi ishte shkaktuar nga rënie e një objekti ajror që nuk mundi të ndalohej.
Një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar.
Militantët Houthi të Jemenit e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin, raportoi BBC. Grupi ka thënë se do të jepnin detaje për një operacion ushtarak që kishte cak Tel Avivin.
Artikuj të ngjashëm
-
Irani sulmon Izraelin dhe vendet e Gjirit, një i vdekur e dhjetëra të lënduar
-
Jemeni sulmon me dronë Izraelin
-
Houthi sulmon Izraelin me dronë, goditet një aeroport
-
16 të lënduar pasi një raketë e hedhur prej Jemenit godet Tel Avivin
-
Hezbollahu sulmon një bazë ushtarake të Izraelit, katër ushtarë të vdekur