Botë

Jemeni sulmon me dronë Izraelin

izr

Jemeni ka lëshuar një dron drejt Izraelit ka thënë ushtria izraelite, teksa ka njoftuar për të paktën 20 të lënduar.

Sipas ushtrisë, droni goditi qytetin Eilat. Grupi Houthi e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Një zëdhënës i Houthit ka thënë se ishin lëshuar dy dronë në një operacion të suksesshëm kundër “caqeve armike izraelite”, raportoi BBC. 

Ky është prej sulmeve më serioze të Houthit në Izrael sa i përket numrit të lënduarve. Në korrik 2024, një person ishte vrarë dhe 10 ishin lënduar nga një sulm me dron nga Houthi në Tel Aviv.

Houthi ka lëshuar dronë drejt Izraelit në solidaritet me palestinezët gjatë luftës mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza.