Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një i vdekur dhe pesë të lënduar nga përplasja e një balone në Holandë

Hot air balloon Netherlands

Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar pasi një balon me ajër të nxehtë është përplasur të mërkurën në mbrëmje në një livadh në Friesland, një provincë në veri të Holandës, kanë thënë autoritetet lokale.

Tullumbacja mbante 34 pasagjerë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Tullumbacja me ajër të nxehtë ka rënë shpejt rreth orës 9:00 të mbrëmjes dhe ka goditur fort tokën", kanë thënë autoritetet e Frieslandit, duke shtuar se policia kishte nisur një hetim për aksidentin, raporton Reuters.

Një zëdhënës i Shoqatës Mbretërore Aeronautike të Holandës ka thënë për mediat lokale se një erë e papritur kishte bërë që tullumbacja të godiste tokën me forcë. 

VIDEO: