Policia belge duke mos specifikuar numrin ka njoftuar se një numër njerëzish kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur në një zjarr që shpërtheu në një bllok apartamentesh 10-katëshe në Antwerp.
Tymi i dendur u pa duke u ngritur nga kati i tetë i ndërtesës në lagjen Linkeroever, pasi zjarri shpërtheu pak para orës 10:00 të mërkurën.
Një video dramatike tregoi një burrë që ngjitej nga ballkoni i tij përmes dritares së një fqinji për t'i shpëtuar tymit të zi, shkruan Reuters.
Policia tha se më shumë se 200 njerëz jetojnë në bllok.
Banori Geert Dewulf i tha televizionit publik belg se si tymi i dendur e kishte penguar të dilte nga apartamenti i tij.
"Ne u bllokuam në apartamentin tonë dhe pritëm në ballkon. Brigada e zjarrfikësve erdhi të na shpëtonte nga ballkoni rreth 10 minuta më vonë me shkallët e tyre."
-
Zjarr në një ndërtesë në qendër të Brukselit, dyshohet për disa të vdekur
-
Përfshihen nga zjarri disa blloqe banimi në Hong Kong, të paktën katër të vdekur
-
Reshjet e shiut ndihmojnë në luftën kundër zjarrit më të madh në Belgjikë
-
Zjarri më i madh ndonjëherë në Belgjikë po shkon drejt Gjermanisë
-
Evropa përballë zjarreve masive – në Francë qindra të arrestuar për zjarrvënie