Botë

Përfshihet nga zjarri një bllok banimi në Hong Kong, të paktën katër të vdekur

Hong Kong

Foto: Associated Press

Të paktën katër persona raportohet se kanë mbetur të vdekur si pasojë e një zjarri të madh që ka përfshirë blloqe apartamentesh në Hong Kong.

Si pasojë e zjarrit, mediat lokale kanë raportiar se shumë njerëz kishin mbetur të bllokuar në ndërtesa.

Nuk dihet aktualisht se çfarë e ka shkaktuar zjarrin.

Besohet se zjarri është përhapur përmes skelave prej bambuje në pjesën e jashtme të ndërtesave, teksa shërbimet e emergjencës janë në vendngjarje.