Një person raportohet të ketë vdekur dhe disa të tjerë besohet se janë bllokuar nën rrënoja pas shembjes së një hoteli në Argjentinë.
Hoteli 10-katësh i Dubrovnikut, në qytetin bregdetar të Villa Gesell, është shembur herët të martën, raporton Reuters, duke cituar bashkinë lokale.
Deri në 15 persona besohet se kanë qenë brenda hotelit, i cili kohët e fundit i ishte duke u rinovuar.
Ekipet e shpëtimit po punojnë në vendngjarje për të çliruar personat që mendohet se janë bllokuar.
Mediat lokale raportojnë se si pasojë e incidentit ka vdekur një burrë rreth të 80-ave.
Edhe
Të paktën dy të vdekur në shembjen e një hoteli në Gjermani
Autoritetet lokale kanë thënë se punimet e ndërtimit në hotel ishin ndërprerë në gusht me urdhër të bashkisë, sepse rinovimet po kryheshin pa lejet e duhura.
Megjithatë, fqinjët u kanë thënë gazetarëve se puna në ndërtesë kishte vazhduar në kundërshtim me urdhrin e pezullimit.
-
Të paktën 20 të vdekur nga tërmeti në Kolumbi
-
Venezuela vazhdon përpjekjet për nxjerrjen e njerëzve të ngecur nën rrënoja
-
“Ishte si një film horror” – Banorët i përshkruajnë skenat pas tërmeteve vdekjeprurëse në Venezuelë
-
Dy tërmete të fuqishme në Venezuelë, numri i të vdekurve mund të arrijë në 10 mijë