Të paktën një palestinez është vrarë dhe 48 të tjerë janë lënduar kur forcat izraelite hapën zjarr ndaj një turme të madhe njerëzisht të mbledhur afër vendit të shpërndarjes së ndihmave në Rripin e Gazës, të ngritur nga një fondacion i mbështetur nga Izraeli dhe SHBA-ja, ka njoftuar të mërkurën ministria e Shëndetësisë e Gazës.
Turmat e palestinezëve depërtuan nëpër gardhet rreth zonës së shpërndarjes të martën, dhe një gazetar i Associated Press ka dëgjuar të shtënat me tanke dhe armë izraelite dhe ka parë po ashtu një helikopter ushtarak që gjuante nga lart.
Nuk dihet ende nëse vdekja dhe lëndimet janë shkaktuar nga forcat izraelite, kontraktorët privatë apo të tjerë.
Fondacioni ka thënë se kontraktorët e tij ushtarakë nuk kishin qëlluar mbi turmën, ndërkaq, Izraeli ka thënë se trupat e tij aty pranë kanë gjuajtur të shtëna paralajmëruese.
Ajith Sunghay, kreu i Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut për territoret palestineze, u kishte thënë më herët gazetarëve në Gjenevë se 47 persona janë plagosur, kryesisht nga të shtënat me armë zjarri.
Qendra e shpërndarjes jashtë qytetit më jugor të Gazës, Rafah, është hapur një ditë më parë nga Fondacioni Humanitar i Gazës, i cili është planifikuar nga Izraeli të marrë përsipër operacionet e ndihmës.
OKB-ja dhe organizata të tjera humanitare e kanë refuzuar sistemin e ri, duke thënë se ai nuk do të jetë në gjendje të plotësojë nevojat e 2.3 milionë banorëve të Gazës dhe lejon Izraelin të përdorë ushqimin si armë për të kontrolluar popullsinë. Ata gjithashtu kanë paralajmëruar për rrezikun e tensioneve midis trupave izraelite dhe njerëzve që kërkojnë furnizime.
Palestinezët po vuajnë mungesën e ushqimit pasi Izraeli kishte ndaluar hyrjen e furnizimeve në territor për më shumë se 11 javë.
RAFAH: Chaos in southern Gaza after Palestinians rushed an aid distribution site.
— Hamdah Salhut (@hamdahsalhut) May 27, 2025
There’s been a slot of questions raised about the new aid distribution mechanism.
The controversial Gaza Humanitarian Foundation has been repeatedly criticized for not being transparent. pic.twitter.com/Uyxeq4lIz4