Një aeroplan është rrëzuar dhe është rrokullisur gjatë uljes në aeroportin e kryeqytetit të Somalisë, por nuk ka pasur viktima në mesin e 36 personave në bord.
Pamjet dramatike të xhiruara pranë aeroportit në Mogadishu tregojnë tymin e zi të dendur që ngrihej mbi vendin e përplasjes, shkruan BBC-ja.
Zjarrfikësit shuan flakët dhe pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë avionin, një Fokker 50, me kokë poshtë.
Ai i përkiste Jubba Airways dhe ishte një fluturim i brendshëm nga qyteti i Baidoa për në kryeqytet.
Pasagjerët dhe ekuipazhi u shpëtuan të gjithë, sipas autoriteteve të aeroportit të cituar nga media shtetërore.
Shkaku i rrëzimit nuk është ende i qartë.
Artikuj të ngjashëm
-
Aeroplani rrëshqet nga pista në Senegal, lëndohen 11 persona
-
Malajzi, të paktën dhjetë të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani në autostradë
-
Dy sulme në kryeqytetin e Somalisë, mendohet për dhjetëra të vdekur
-
Të paktën 8 të vdekur e 17 të plagosur nga një sulm vetëvrasës në Somali
-
12 të vdekur pas rrëzimit të aeroplanit në Missouri të SHBA-së