Të paktën dhjetë persona kanë vdekur pasi një aeroplan privat është rrëzuar në një autostradë në veri të Kuala Lumpurit në Malajzi të enjten.
Aeroplani, që po barte gjashtë pasagjerë dhe dy pilotë, ishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar Langkawi dhe po nisej drejt aeroportit Sultan Abdul Aziz Shah.
“Kontakti i parë i bërë nga aeroplani me Kullën e Kontrollit të Trafikut Ajror Subang është bërë në ora 14:47 kohë lokale dhe i është dhënë leja për t’u ulur në ora 14:48. Në ora 14:51, Kulla e Kontrolliut vërejti tym nga vendi ku ndodhi aksidenti, por nuk pati kontakt tjetër nga aeroplani”, është thënë në një komunikatë të Autoritetit të Aviacionit Civil në Malajzi.
Aeroplani ra mbi një veturë dhe një motoçikletë, duke shkaktuar vdekjen e dy personave, siç ka raportuar gazeta “Berita Harian’.
Në media janë shfaqur skenat e shpërthimit të aeroplanit.
-
12 të vdekur pas rrëzimit të aeroplanit në Missouri të SHBA-së
-
Dy të vdekur e dhjetëra të lënduar pasi një aeroplan u përplas në një ndërtesë tregtare në Kaliforni
-
Rrëzohet një aeroplan në Kazakistan
-
Të paktën nëntë të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani në Tajlandë
-
Të paktën 18 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në Nepal, piloti i mbijetuari i vetëm