Policia somaleze ka bërë të ditur se dhjetëra civilë mund të kenë mbetur të vdekur pasi dy shpërthime goditën një kryqëzim të ngarkuar të shtunën në kryeqytetin e Somalisë, pranë zyrave kryesore të Qeverisë në Mogadishu.
Agjencia Kombëtare e Lajmeve të Somalisë citoi zëdhënësin e policisë kombëtare Sadiq Dodishe, i cili tha se dy makina bomba kanë shpërthyer në atë pjesë.
Një gazetar i Associated Press në vendngjarje ka parë "shumë" trupa dhe tha se dukej se ishin civilë që udhëtonin me transport publik. Ai tha se shpërthimi i dytë ndodhi përpara një restoranti të frekuentuar.
Drejtori i shërbimit të ambulancës Aamin tha për AP-në se kanë mbledhur shumë të plagosur ose të vrarë. Një nga ambulancat që u përgjigjën u shkatërrua në shpërthimin e dytë, shtoi Abdulkadir Adan në një postim në Twitter.
Deri më tani nuk ka ndonjë pretendim të përgjegjësisë në një qytet që shpesh është në shënjestër nga grupi ekstremist al-Shabab.