Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbi 100 të vdekur nga dy sulmet në kryeqendër të Somalisë të shtunën

Së paku 100 persona kanë vdekur pasi dy bomba të vendosura në vetura kanë shpërthyer në afërsi të Ministrisë së Arsimit të Somalisë, në kryeqendrën Mogadishu të shtunën, raporton CNN.

Më tepër se 300 tjerë janë lënduar, ka thënë presidenti i Somalisë, Hassan Sheikh Mohamud në një videomesazh të postuar në Twitter.

Mohamud ka thënë se grupi terrorist al-Shabaab është prapa sulmit.

Vet grupi al-Shabaab, që në të kaluarën ka marrë përgjegjësinë për sulmet, kësaj radhe nuk ka reaguar.

Dy bombat kanë shpërthyer në një segment të ngarkuar në Mogadishu.