Botë

Nis takimi i Trumpit dhe Zelenskyt me liderët evropianë

trump lideret evropian

Ka përfunduar takimi me dyer të mbyllura mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Pas kësaj, është realizuar fotografia familjare bashkë edhe me liderët tjerë evropian.

Trump ka hapur takimin në grup me Zelenskyn dhe udhëheqësit nga Evropa.

Ai ka përdorur një frazë të re për të thënë se dëshiron t’i japë fund luftës. Trump tha se grupi dëshiron të shohë “nëse mund ta vendosin në gjumë” luftën mes Ukrainës dhe Rusisë.

I ulur në Dhomën Lindore, Trump raportohet se është parë në disponim të mirë teksa shihte të gjithë udhëheqësit evropianë në tryezë.

 

Ai e quajti Starmer “mikun im” dhe tha se i pëlqente Macron “që nga dita e parë”. Ai tha se Merz ishte “shumë i fortë”. Ai vlerësoi pamjen e Stubb, duke thënë “dukesh më mirë se sa herave tjera”

Lexo përditësimet tjera
Donald Trmp dhe Zelensky

LIVE: Zelensky sinjalizon gatishmëri për takim trepalësh me Trumpin dhe Putinin

(E përditësuar) - Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhanë shpresën...