Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë të dielën se ai nuk do të vazhdonte me të gjithë planin e armëpushimit të administratës Trump derisa të lirohen të gjithë pengjet.
"Ne nuk do të kalojmë në asnjë nga 21 klauzolat derisa klauzola e parë - lirimi i të gjithë pengjeve, të gjallëve dhe të vdekurve, derisa pengu i fundit, secili prej tyre, të ketë kaluar në territorin izraelit", ka thënë Netanyahu.
"Vetëm atëherë do të kalojmë në ndonjë klauzolë tjetër", ka shtuar ai.
Netanyahu e ka bërë këtë deklaratë teksa po fliste në Forumin e Heronjve të Izraelit, një grup familjesh, të dashurit e të cilëve u vranë gjatë sulmeve të Hamasit më 7 tetor në jug të Izraelit, ose në luftën që pasoi në Gazë.
-
Netanyahu refuzon planin 15-pikësh të Trumpit për Gazën
-
Netanyahu: S’ka tërheqje izraelite nga Gaza pa çarmatosje të plotë të Hamasit
-
Trumpi pret sot Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë për të shtyrë përpara planin e Gazës
-
Netanyahu paralajmëron negociata të vështira për fazën e dytë të armëpushimit në Gazë
-
Netanyahu paralajmëron Hamasin pasi dorëzoi trupa që nuk i përkisnin pengjeve të zhdukura